| Ramadan Azisllari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ramadan Azisllari |
| Vendlindja: | Dolan, Korçë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 1900 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Ka ndihmuar të burgosurit për t’u arratisur nga burgu" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | 4 mars 1949, Gjykata Ushtarake e Korçës |
Lindi në vitin 1900, në fshatin Dolan të Korçës. Më 4 mars 1949, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor se «ka ndihmuar të burgosurit për t’u arratisur nga burgu, armiqtë e popullit: Rakip Kosovën, Ali Starovën, Jakë Kolecin e Kofo Vosha», dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 759.
