| Rafail Prodani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Rafail Prodani |
| Vendlindja: | Prodan, Kolonjë |
| Datëlindja: | 1893 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Pjestar të organizatës së Ballit Kombëtar [që] ka punuar për përmbysjen e pushtetit me dhunë" |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 264, |
| Data e Vendimit: | 14/9/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
| Data e Lirimit: | 1949 |
Lindi më 1893, në fshatin Prodan të Kolonjës. Më 14 shtator 1946, me vendim nr. 264, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor si «pjestar të organizatës së Ballit Kombëtar [që] ka punuar për përmbysjen e pushtetit me dhunë», dhe e dënoi me 3 vjet burg, punë të detyruar, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës civile. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 384
