Pjesëmarrës në organizatën që vrau Miladin Popoviç, themeluesin malazez të Partisë Komuniste të Shqipërisë. U dënua fillimisht në Serbi, por arriti të arratisej nga burgu i Nishit dhe kaloi kufirin për në Shqipëri. Në Shqipërinë komuniste u burgos dy herë dhe vuajti mbi 18 vite burg.

Herën e parë u dënua kur erdhi në Shqipëri në vitin 1949. U arrestua më 24.11.1949. U akuzua për pjesëmarrje në atentatin ndaj Miladin Popoviçit dhe "agjent i UDB-së" dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. Pasi u lirua nga burgu, në 1956,u internua në Shtyllas të Fierit. Në vitin 1962, tentoi të arratisej bashkë me dy shqiptarë të tjerë të internuar në Shtyllas, Qazim Bllaca dhe Hazir Halimi. U kapën pa e realizuar arratisjen dhe u arrestuan më 8.10.1962. Me vendimin nr.10, datë 25.3.1963, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi me 15 vjet heqje lirie. U lirua më 6.12.1974.

Burimi: Kastriot Dervishi
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.