| Qamil Qyteza | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Qamil Qyteza |
| Atësia: | Zenel |
| Vendlindja: | Qytezë, Kolonjë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Profesioni: | Tregtar |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 31/5/1944 |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
| Vendimi: | Nr.1 |
| Vendi Ekzekutimit: | Korçë |
Tregtar i njohur. Kishte qenë, bashkë me vëllezërit, emigrant në Amerikë dhe pas kthimit në atdhe, kishin mbjellë plantacione dhe kishin nisur tregtinë. Aktiviteti tregtar e bëri një nga më të pasurit e Korçës. I përkiste një familjeje nacionaliste dhe kishte kontakte me krerë të Ballit Kombëtar, por nuk u angazhua kurrë në luftë. Megjithatë me ardhjen e komunistëve në pushtet, arrestohet në një ditë me të birin dhe dënohet me pushkatim. Ekzekutohet në Korçë bashkë me 12 tregtarë të tjerë.
Familjes i sekuestrohet pasuria.
