Lindi në vitin 1906, në Xhuxh të Mirditës. U arrestua më 20 prill 1946, dhe me vendim nr. 167, datë 30 maj 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "tentativë arratisjeje dhe bashkëpunim me kriminelin e luftës Mark Gjon Markaj" dhe e dënoi me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e ndëshkimit. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 7 vjet burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 347
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.