| Preng Lleshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Preng Lleshi |
| Atësia: | Gjeto |
| Vendlindja: | Prosek , Mirditë |
| Vendbanimi: | Mirditë |
| Datëlindja: | 29/5/1927 |
| Datë Vdekja: | 1945 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 1945 |
Lindi në Prosek të Mirditës, më 29 maj 1927. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 24 dhjetor 1992 vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike në vitin 1945.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 148
