Lindi më 1931, në Bërdicë të Shkodrës. Më 17 dhjetor 1964, me vendim nr. 98, u deklarua fajtor për "tradhëti ndaj atdheut mbetur në tentativë për arratisje dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe u dënua me 20 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë.

U dënua bashkë me të vëllanë, Pashukun, sepse strehuan dikë që donte të arratisej që u kishte ardhur në shtëpi dhe nuk mund ta shkelnin besën, por ai u kap dhe i tregoi emrat e tyre. Pas gjyqit që u zhvillua në dhjetor, në shkollën 7-vjeçare të Bërdicës së Madhe, u dënua me 20 vjet burg.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 33-34
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.