E arrestojnë pas vrasjes së Bardhok Bibës, teksa po zhvillonte mësimin në shkollën e Shpalit. E dërguan në burgun e Rrëshenit. Tenton të arratiset nga burgu. Dy shokët e tij vriten, ndërsa Pjetri me një tjetër shpëtojnë dhe shkojnë në mal. Më pas, i burgosin vëllezërit dhe u internojnë familjet në Tepelenë.
Arrin të marrë me vete të birin, Gjon Kadeli, i cili u lirua nga kampi I internimit për shkak të moshës, nën 14 vjeç. E bija dy vjeçe dhe i vëllai, Gjoka, ndërrojnë jetë në Tepelenë.
Burimi: "Saga e dhimbjes", Fatbardha Saraçi Mulleti, ISKK