| Petro Roko | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Petro Roko |
| Vendlindja: | Sheper, Përmet |
| Profesioni: | Farmacist |
| Gjyqi | |
| Akuza: | Agjitacion dhe propagandë |
| Data e Vendimit: | 1956 |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | Tradhti ndaj atdheut |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 9/4/1978 |
Ishte nga Sheperi i Zagories dhe punonte farmacist në Këlcyrë. U dënua më 1956, për agjitacion e propagandë. Pas lirimit, u largua nga Përmeti në Skrapar, ku u punësua si farmacist, por edhe aty sigurimi e ndoqi dhe e arrestuan, për ta ridënuar përsëri më 9 prill 1978, me 25 vjet burg. U dënua me dëshmitarë të rremë, me akuzën për tradhti ndaj atdheut, të cilën nuk e pranoi.
Burimi: Skenare te pergjakur (Permeti 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tirane 2016
