Lindi në vitin 1932, në Kavajë. Më 23 korrik 1963, me vendim nr. 38, Gjykata e Qarkut të Tiranës e deklaroi fajtor "për krimin e parashikuar nga neni 80/I K.P" dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. Në zbatim të dekretit të vitit 1962, dënimi iu zbrit në 5 vjet e 3 muaj heqje lirie. U lirua më 12 shtator 1963, pasi vuan nga një sëmundje psiqike e pashërueshme dhe u la në kujdesin e familjes për mjekim.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 334
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.