Lindi në vitin 1913, në Selanik. Më 2 shtator 1946, me vendim nr. 61, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 7 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave politike për aq kohë. Me vendim nr. 36, datë 15 korrik 1987, të Gjykatës së Lartë u vendos: prishja e vendimit nr. 61, datë 2 shtator 1946, të Gjykatës Ushtarake të Gjirokastrës dhe i vendimit nr. 1, datë 13 janar 1959 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë dhe pushimin e çështjes për mungesë provash.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 249
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.