Lindi në 1939, në Tepelenë. Më 12 prill 1968, me vendim nr. 13, Gjykata e Tiranës e dënoi për "kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit e fyerje botërisht" me 6 vjet burg. Më 25 mars 1978, me vendim nr. 31, Gjykata e Lushnjës e dënoi me 9 vjet burg. Më 8 dhjetor 1978, me vendim nr. 51, Gjykata e Tiranës e dënoi për "agjitacion e propagandë kundër shtetit" me 8 vjet burg, në bashkim dënimesh me 16 vjet, 2 muaj e 4 ditë burg. Më 18 maj 1979, me vendim nr. 4, Gjykata e Lartë e e dënoi për "pjesëmarrje në një organizatë kundër-revolucionare ʺrevizionisteʺ për të kryer krime kundër shtetit" me 17 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet.

 

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 715
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.