| Perlat Çaçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Perlat Çaçi |
| Atësia: | Riza |
| Vendbanimi: | Tirane2 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 13/8/1949 |
| I Torturuar: | Po |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Prokurori: | Ciril Çarçani |
Vinte nga një familje që kishte mbështetur Luftën Nacionalçirimtare, ku edhe ai kishte marrë pjesë dhe pse në moshë të vogël. Heroi i kësaj lufte, Skënder Çaçi, ishte i afërm i familjes. Megjithatë, biografia e mirë, nuk e shpëtoi nga dënimi, siç nuk shpëtoi as shumë nga anëtarët e tjerë të "grupit të hekurudhës" që u arrestuan me të.
Perlati kishte nisur punë në hekurudhë, pas një viti shkollë në Ish-Jugosllavi në këtë fushë, të cilën e kishte ndërprerë për shkak të prishjes së marrëdhënieve Shqipëri-Jugosllavi, në vitin 1948.
Një vit më vonë, pas disa incidentesh që kishin ndodhur në hekurudhë, në gusht të 1949-ës, ai arrestohet me akuzën që kishte sabotuar punën në hekurudhë në shërbim të UDB-së jugosllave. Kjo akuzë nuk u vërtetua kurrë. Perlati u dënua me 3 vjet heqje lirie pa dalë fare në gjyq. Në gjyqin që u zhvillua pas 18 muajsh hetuesi, një nga të arrestuarit u dënua me pushkatim dhe të tjerët nga 25 vite heqje lirie e poshtë.
Pas daljes nga burgu, Perlatin nuk e pranuan të kthehej në hekurudhë.
