Paulin Pali | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Paulin Pali |
Atësia: | Mark |
Vendlindja: | Shkodër |
Vendbanimi: | Tiranë |
Datëlindja: | 1914 |
Profesioni: | Avokat |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 14/8/1946 |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Akuza: | Veprimtari kundër pushtetit popullor dhe për tentativë arratisjeje për në Itali |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Avokat. Lindi në Shkodër, më 1914. Studimet e larta për Jurisprudencë i kreu në Itali. U arrestua më 15 shtator të vitit 1946, për veprimtari kundër pushtetit popullor dhe për tentativë arratisjeje për në Itali. Më 16 janar 1948, në gjyqin ushtarak që u zhvillua në Shkodër, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme bashkë me profesor Kol Prel Gjokën.
Gjykata e Lartë mblodhi Këshillin e saj më datën 23 mars 1948 dhe me vendimin nr.108, vendosi: Refuzimin e kërkesës së të pandehurve për falje jete, të dënuar nga Gjykata Ushtarake e Shkodrës.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 180