| Pasho Vrenozi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Pasho Vrenozi |
| Atësia: | Ramo |
| Vendlindja: | (Murtajas) Çlirim, Fier |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 10/5/1921 |
| Profesioni: | Bujk |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Veprimtari armiqësore para Çlirimit" "Agjitacion e propagandë kundër shtetit" |
| Gjykata: | Gjykata Popullore e rrethit Fier |
| Vendimi: | nr. 58 |
U akuzua "Për veprimtari armiqësore para Çlirimit", neni 58, Kodi Penal dhe "Për agjitacion e propagandë kundër shtetit", neni 55/1 i Kodit Penal.
Gjykata popullore e rrethit Fier, me vendim nr. 42 dt. 19.02.1981, lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë me vendimin nr. 58 dt. 09.03.1981 dhe refuzimin e faljes së jetës nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, me shkresën nr. 310/1 dt. 31.03.1981 vendosi:
- Dënimin me vdekje, me pushkatim
- Heqjen e së drejtës elektorale për 5 vjet sipas nenit 25 të kodit Penal
- Heqjen e dekoratës “Medalja e Çlirimit” sipas nenit 23 të kodit Penal
Motivet e dënimit, të permendura në gjyq ishin: "Ben komente kunder politikes se Bashkimit Sovjetik dhe flet kundra vijes se drejte te partise" si dhe ngjarje që lidhen me Luftën Nacionalçlirimtare.
Nuk dihet data dhe vendi i ekzekutimit.
Burimi: Autoriteti i Dosjeve
