Ishte arratisur në Greqi dhe më pas, me një grup personash kaloi kufirin greko-jugosllav. Pala jugosllave i dorëzoi në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Gjykata e Qarkut Korçë, e drejtuar nga Gaqo Floqi, me pjesëmarrjen e prokurorit Llazar Kamberi, me vendimin nr.10, datë 21.7.1968, i deklaroi fajtorë të gjithë. Pandi Sterjon dhe Todi Nakon i dënoi me vdekje, pushkatim, por dënimi iu kthye me 25 vjet heqje lirie nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Ka vuajtur në burgun e Qafë-Barit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.