Lindi në Gjirokastër, në 10 maj të vitit 1904. Më 5 janar 1952, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë shoviniste me elemente armiqësore të ndryshme që kanë synuar të rrezikonin me dhunë organet e pushtetit popullor", dhe e dënoi me 12 vjet privim lirie, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme dhe me humbjen e të drejtave elektorale për pesë vjet kohë. Po atë ditë Gjykata e Lartë e modifikoi këtë vendim dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie dhe punë të detyruar.

 

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 70-71
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.