| Nuri Sallaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nuri Sallaku |
| Atësia: | Ymer |
| Profesioni: | Mjek |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1964 |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
Studioi mjekësi në Pragë, por kur u kthye në Shqipëri për pushime, nuk u lejua të largohej më.
U arrestua në vitin 1964 në tentativë për t’u arratisur nga Qafë-Thana bashkë me të vëllanë, Abdullain. U dënua me 16 vjet burg dhe shërbente si mjek burgu. U ridënua gjatë kohës që vuante dënimin.
Ka vuajtur në kampin e Ballshit, të Spaçit etj..
U lirua pas në vitin 1990, pas mbi 25 vitesh burg.
Burimi: “E pabesueshme, por e vërtetë”, Botimet Toena, 2018, Pirro Milkani
