Nuh Juka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Nuh Juka |
Atësia: | Sulejman |
Vendlindja: | Shkodër |
Gjyqi | |
Dënimi: | 4 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 474 |
Data e Vendimit: | 15/10/1945 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi më 1913, në Shkodër.
Në shkurt të 1945-ës, gjendet në një listë që zyrtarët komunistë kishin përpiluar me armiq që për mungesë vendesh në burgje, duheshin internuar. Lista emërohej "Lista emnore e të burgosunve që do t'internohen". Për të shkruhej "I nipi i Musa Jukës. Zogist i vendosun, vazhdon të zhvillojnë aktivitet reaksionar. Eksponent i Legalitetit".
Të dhënat e ISKK, dëshmojnë ndërkohë që disa muaj më vonë, Nuh Juka, dënohet me burg. Ishte 15 tetor 1945, kur me vendim nr. 474, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "krimin si armik i popullit" dhe e dënoi me 4 vjet burg.
Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 405-406