Lindi më 10 mars 1915, në Strelcë të Korçës. Me vendim nr.8, datë 2 tetor 1845, Gjykata Ushtarake e Pogradecit e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 5 vjet burg. Me dekretin nr. 9620, datë 25 nëntor 1949, u lirua dhe iu kthyen të drejtat. U arrestua sërish më 1958, dhe me vendim nr. 23, datë 1 gusht 1958, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 8 vjet burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 349
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.