Lindi më 9 gusht të vitit 1933, në fshatin Pilur të Devollit. Më 17 shtator 1952, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1972, dhe më 12 prill të po atij viti, Gjykata e Lushnjës e dënoi me 10 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë». Mori pjesë në revoltën e Spaçit të 21-23 majit të vitit 1973, ndaj dhe më 13 korrik të po atij viti, Gjykata e Mirditës e ridënoi me 13 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë, si pjesëmarrës në «organizatë kundër pushtetit popullor për të kryer krimin e sabotimit ekonomik, krimin e agjitacionit dhe propagandës dhe krimin e terrorit».

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 222
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.