| Njaz Bylykbashi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Njaz Bylykbashi |
| Vendlindja: | Pilur, Devoll |
| Datëlindja: | 9/6/1933 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor». |
| Dënimi: | 13 vjet,10 vjet,13 vjet Burg |
| Vendimi: | 17 shtator 1952, Gjykata Ushtarake e Korçës |
Lindi më 9 gusht të vitit 1933, në fshatin Pilur të Devollit. Më 17 shtator 1952, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1972, dhe më 12 prill të po atij viti, Gjykata e Lushnjës e dënoi me 10 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë». Mori pjesë në revoltën e Spaçit të 21-23 majit të vitit 1973, ndaj dhe më 13 korrik të po atij viti, Gjykata e Mirditës e ridënoi me 13 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë, si pjesëmarrës në «organizatë kundër pushtetit popullor për të kryer krimin e sabotimit ekonomik, krimin e agjitacionit dhe propagandës dhe krimin e terrorit».
