Lindi në Moskë, në vitin 1938. U arrestua më 17 tetor 1975. Me vendim nr. 9, datë 17 prill 1976, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhti ndaj atdheut në formën e spiunazhit e agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 14 vjet heqje lirie, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.

Bashkëshortin, Muntaz Pumo dhe dy djemtë, Ilir Pumon dhe Mihail Pumon, që ishte 8 vjeç, i dëbojnë nga Tirana në Rrëshen.

Nina Pumo lirohet nga burgu pas afro 11 vitesh dhe largohet për në Rusi bashkë me djalin e madh, Ilirin. Në shtator 1990, atyre iu bashkohet edhe pjesa tjetër e familjes e mbetur në Shqipëri, bashkëshorti Muntaz Pumo dhe djali i vogël, Mihail Pumo.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 396
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.