Kreu studimet në Jugosllavi gjatë viteve 1946-1948. U kthye në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, por provokohej nga Sigurimi gjatë viteve '60-'70, sikur i vinin letra nga Jugosllavia, të cilat ai nuk i pranonte. Në vitin 1987, pasi pa varfërinë në të cilën jetonin të afërmit e tij në Myzeqe, i shkruan një letër Ramiz Alisë ku i ankohet për gjendjen duke shkruar që nëse nuk merren masa, populli do të ngrihej. Pas kësaj letre e arrestojnë, duke e akuzuar si agjent të CIA-s dhe UDB-së dhe për 6 muaj e torturojnë në hetuesi duke e pyetur se kush do e organizonte kryengritjen. Gjatë kohës që ishte në burg, arrestojnë në mes të qytetit dhe djalin e tij, Vasil.

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.