Lindi në fshatin Mashterkorë të Mirditës. Gjimnazin e kreu në qytetin e Rrëshenit. Dhe pse me rezultate të larta, duke qenë nga një familje që nuk shihej me sy të mirë, e drejta e studimit nuk iu dha në fushat që aspironte, por në industrinë e shfrytëzimit dhe përpunimit të drurit. Studimet e larta i kreu në Tiranë në vitet 1971-1976, ku doli me rezultate të shkëlqyera. Ishte njohës i italishtes, frëngjishtes dhe shumë i dhënë pas letërsisë.

Nisi të punojë në Mirditë dhe pas një viti, në Kumbull të Kurbneshit. Shumë shpejt, regjimi do të përgatiste akuzat për këtë të ri me përgatitje të rrallë intelektuale i cili nuk pajtohej me gjendjen aktuale dhe në vitin 1980 e arrestuan. Në gjyq mbroi idetë e tij që binin ndesh me filozofinë e kohës, duke folur kundër leninizmit dhe pro fuqive perëndimore.

U dënua me 23 vite burg si armik i partisë dhe sabotator në ekonomi. Vuajti dënimin në burgun e Qafë-Barit.

U lirua pas zhvillimeve të vitit 1990.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.