Nikoll Dedë Koleci | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Nikoll Dedë Koleci |
Atësia: | Dedë |
Datëlindja: | 1923 |
Datë Vdekja: | 1946 |
Vrarë pa gjyq nga forcat e ndjekjes më 28 gusht të vitit 1946 në atë që njihet si masakra e Gurëzit. Atë ditë u pushkatuan 10 burra në mes të fshatit, në sy të grave dhe fëmijëve. Nikolla ishte sekretar rinie për zonën e Gurëzit. Ai kishte pasur besim në sistemin e ri që i kishte dhënë pozitë vitet e para pas vendosjes së regjimit komunist, por më pas, ishte zhgënjyer.
Ditën e pushkatimit, sipas studiuesit Ndue Hoti, të cilit ia ka treguar këtë episod një dëshmitar nga Konispoli, plumbat nuk e kishin kapur Nikollën. Ai kishte kërkuar t'i falej jeta, "sepse e kishte falur Zoja e Gurëzit", por një partizane ishte afruar dhe e kishte qëlluar në kokë me pistoletën e saj.