Niko Joti | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Niko Joti |
Atësia: | Stefan |
Vendlindja: | Rehovë, Kolonjë |
Vendbanimi: | Ersekë |
Datëlindja: | 1966 |
Datë Vdekja: | 23/08/1990 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Akuza: | "Motive politike" |
Data Ekzekutimit: | 23/08/1990 |
Lindi më 1966, në Rehovë, Kolonjë. Më 22 gusht 1990 u nis, së bashku me disa shokë, të largohej nga Shqipëria drejt Greqisë. Rojet shqiptare të kufirit i pikasën dhe hapën zjarr kundër tyre. N.J. u plagos në orët e para të datës 23 gusht dhe ka jetuar deri në mëngjes. Kur forcat e kufirit e gjetën të gjallë shtinë mbi të dhe e lanë të vdekur. Me vendim nr. 199, më 30 maj 1994, Gjykata Popullore e Kolonjës, vendosi njohjen e faktit të vrasjes në kufi nga forcat komuniste "për motive politike", të Niko Jotit, më 23 gusht 1990.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 823-824-825