| Nezir Ndreu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nezir Ndreu |
| Vendlindja: | Berat |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 26/4/1942 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1953 |
| Fundi i Internimit: | 1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 26 prill 1942. U internua dhe dëbua për motive politike. Me vendim nr. 9, datë 24 prill 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Dibra në Berat dhe Vlorë, prej vitit 1946 deri më 1953 dhe të internimit, prej 1953 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 63
