Lindi në Gjorm, në vitin 1900. Me vendim nr. 4, datë 1 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor se "gjatë operacionit fashist ka qenë efektiv në ushtrinë e Ballit Kombëtar dhe ka luftuar kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe ka bashkëpunuar me Sadik Premten", se "pas çlirimit ka strehuar Sabri Beqirin" dhe e dënoi me tre vjet heqje lirie (punë të rëndë dhe të detyruar), humbjen e te drejtave qytetare për aq kohë sa dënimi, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 284
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.