| Ndue Marku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ndue Marku |
| Atësia: | Dush |
| Vendlindja: | Shëngjergj , Mirditë |
| Vendbanimi: | Mirditë |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Përgatitje për t’u arratisur jashtë shtetit" |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 165 |
| Data e Vendimit: | 19/10/1959 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 5 qershor 1925, në Shëngjergj të Mirditës. Me vendim nr. 165, datë 19 tetor 1959, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "përgatitje për t’u arratisur jashtë shtetit" dhe e dënoi me 7 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 228
