Lindur në Bulgër, Mirditë, më 12 korrik 1930. Djali i Dava Gjonmarkajt, dhe i major Gjon Fushës. Ndueja ka vdekur në burgun e Shkodrës. Ndue Gjon Fusha ka përkrahur forcat e rezistencës në Mirditë të drejtuara nga Gjon Gjonmarkaj dhe djemtë e tij, dy prej të cilëve kanë mbetur të vrarë në përpjekje me forcat e ndjekjes. Veprimi i tyre koordinohej nga BKI, Blloku Kombëtar Indipendentist me qendër në Romë, mbështetur nga SHBA nëpërmjet MJ Italiane në Romë. Më 16 gusht 1949, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "bashkëpunim me kriminelët e arratisur", dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 289; Gjovalin Zezaj: Genocid në shekullin xx, Shkodër, 2003, F. 128; Mustafa Merlika Kruja: Kuvendim me miqtë, Familja Gjomarkaj dhe Zef V. [orf] Nikaj, Omska 1, Tiranë, 2012, F. 75; letër e 28 majit 1952; Zef Suti: Ikja nga errësira komuniste, reD. Nikoll Spathari, Globus, Durrës 1994
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.