Lindi në Ivanaj të Kastratit, më 14 tetor 1925. Me vendim nr. 118, datë 14 shtator 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe për "pjesëmarrje në bandë të armatosur" dhe e dënoi me 25 vjet burgim, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. U arrestua sërish më 10 gusht 1972, dhe me vendim nr. 259, datë 27 tetor 1972, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 169
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.