Namik Mete Metohu (Qalliu), i cilësuar kulak, u kallëzua penalisht nga miku që i kish ardhur në shtëpi, pse nuk ngriti dolli për partinë dhe diktatorin. Pas spiunimit, dokumentet e citojnë të ketë thënë: “Lëshoje një çikë gotën ti mik vëllai, se në shtëpinë time as është pirë raki për partinë dhe as do të pihet sa të jetë Namiku gjallë, sepse nga kjo parti kam patur shumë të këqija, më ka pushkatuar babanë e dy vëllezërit. Nuk na trajtojnë mirë këtu në fshat, më trajtojnë të deklasuar”.

U arrestua më 17.8.1977. Në atë kohë ishte 39 vjeç.

Gjykata e Rrethit të Beratit, e drejtuar nga Riza Taushani, me pjesëmarrjen e prokurorit Njazi  Kurti, me vendimin nr.206, datë 6.12.1977 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet. U la në fuqi me vendimin nr.469, datë 29.12.1977 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

U lirua nga burgu më 27.12.1985.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.