Nga fshati Vajzë i Vlorës. I arrestuar rreth moshës 18 vjeç për një bisedë me shokun e tij, sikur të kishin mundësinë të vrisnin Hrushovin. U dënuan fillimisht me pushkatim, pasi u torturuan për një vit në hetuesi dhe më pas iu fal jeta dhe u dënuan me 25 vjet burg.

U dërgua në burgun e Burrelit.

Kur Hrushovi u konsiderua tradhtar nga regjimi komunist në Shqipëri, dy shokët u morën nga burgu dhe në një hetuesi speciale u detyruan të pranonin që kishin dashur të eliminonin udhëheqësit shqiptarë. Ata nuk i pranuan akuzat, por kjo nuk kishte asnjë rëndësi. Edhe këtë herë, dënimi ishte i njëjtë.

Ka vuajtur dhe në kampin e Repsit. Sipas dëshmive, shquhej për një inteligjencë të rrallë, dhe kishte arritur të fitonte dije nga çdo fushë me ndihmën e intelektualëve dhe librave të shumtë gjatë viteve të burgut.

Pasi kreu dënimin, u kthye në fshatin e lindjes, duke mos u shkëputur kurrë nga librat.

Burimi: Repsi (Kampi i punes se detyruar), Shkelqim Abazi, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.