Lindi më 1912, në Korçë. Më 2 dhjetor 1949, Gjykata e Korçës e dënoi për mos dorëzim panxhar sheqeri, me një muaj e gjysmë punë korrektonjëse. Arrestuar më 11 korrik 1950. Më 19 korrik 1950, me vendim nr. 581, Gjykata Korçë , e dënoi "për sabotim ekonomik dhe për t’iu shmangur tatimeve ka fshehur 26 dynymë tokë", me 7 vjet burg, punë të detyruar. Iu konfiskua pjesërisht pasuria e luajtshme: 2 lopë me viçat e tyre. Iu sekuestruan 26 dynymë tokë së bashku me prodhimin e tyre.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 237
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.