| Naim Koçibelli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Naim Koçibelli |
| Atësia: | Ramadan |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 1912 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 11/07/1950 |
| Akuza: | "Sabotim ekonomik dhe për t’iu shmangur tatimeve ka fshehur 26 dynymë tokë" |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 581 |
| Data e Vendimit: | 19/07/1950 |
| Gjykata: | Gjykata Korçë |
Lindi më 1912, në Korçë. Më 2 dhjetor 1949, Gjykata e Korçës e dënoi për mos dorëzim panxhar sheqeri, me një muaj e gjysmë punë korrektonjëse. Arrestuar më 11 korrik 1950. Më 19 korrik 1950, me vendim nr. 581, Gjykata Korçë , e dënoi "për sabotim ekonomik dhe për t’iu shmangur tatimeve ka fshehur 26 dynymë tokë", me 7 vjet burg, punë të detyruar. Iu konfiskua pjesërisht pasuria e luajtshme: 2 lopë me viçat e tyre. Iu sekuestruan 26 dynymë tokë së bashku me prodhimin e tyre.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 237
