Myqerem Agalliu | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Myqerem Agalliu |
Vendlindja: | Çorrogjaf , Berat |
Vendbanimi: | Berat |
Datëlindja: | 21/5/1935 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1974 |
Akuza: | "Krimin e agjitacionit e propagandës në dëm të pushtetit popullor" |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 24/9/1974 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Lushnjës |
Lindi më 21 maj të vitit 1935, në fshatin Çorrogjaf të Beratit. Më 23 tetor 1952, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacionit e propagandës" dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Por më 2 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Lartë ia zbriti dënimin në 5 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1954, dhe më 2 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Qarkut të Beratit e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacionit e propagandës" dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë. U arrestua për të tretën herë më 1974, dhe më 24 shtator të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacionit e propagandës në dëm të pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë.