Lindi në Fier, në vitin 1926. Me vendim nr. 103/119, datë 29 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi "armik të popullit" dhe "kriminel lufte", se "ka marrë pjesë në të gjitha operacionet e bandës terroriste kundër popullit" dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më datë 3 tetor 1945, me vendim nr. 316, datë 3 tetor 1945, të Gjykatës së Lartë Ushtarake, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm dhe punë të detyruar (dënim i kombinuar).

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 169
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.