| Musa Puka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Musa Puka |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1891 |
| Datë Vdekja: | 2/10/1942 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 2/10/1942 |
Lindi në Shkodër, në vitin 1891. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar, të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 31 tetor 1992 vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes pa gjyq për «motive politike» të Musa Pukës, më 2 tetor 1942.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 393
