| Murat Haxhia | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Murat Haxhia |
| Atësia: | Hysen |
| Vendlindja: | Tuz |
| Vendbanimi: | Shkoder |
| Datëlindja: | 1875 |
| Datë Vdekja: | 8/12/1947 |
| Ngjarja i përfshirë: | Kryengritja e Postribës, gjyqi i parë |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Bashkëpunim me Legalitetin kundër pushtetit" |
| Gjykata: | Gjykata e Shkodrës |
| Data Ekzekutimit: | 8/12/1947 |
Lindi më 1875, në Tuz. Më 8 dhjetor 1947, Gjykata e Shkodrës e dënoi për «bashkëpunim me Legalitetin kundër pushtetit», dhe se ka përgatitur përpjekjen e 9 shtatorit (Kryengritja e Postribës), me vdekje, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave politike e civile përjetë. Më 14 janar 1945, me vendim nr. 40, Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës së Shkodrës, vendosi «sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme, të të arratisurit si kriminel lufte», Murat Haxhia.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 547-548; Gazeta Zyrtare, 21 nëntor 1946, f. 3
