Me origjinë nga Peja. Ardhur në Shqipëri bashkë më vëllezërit Isa dhe Adem në vitin 1930 për t'i shpëtuar përndjekjes serbe, ndërsa në vitin 1927 kishin ardhur edhe dy vëllezër të tjerë, Mahmut dhe Kadri Shala.

Muharremi punonte këpucëbërës. Ai u dënua si anëtar i organizatës "Grupi i rezistencës" që u formua kundër regjimit komunist, bashkë me vëllezërit Isain, nr.2 i kësaj organizate, pas Hamdi Frashërit dhe Kadriun.

U arrestua më 9.3.1950. Hetuesia ndaj tij zhvillohet ditën e arrestimit. Në biografinë e hartuar nga Sigurimi thuhej se kishte qenë pro LNÇ, se pas vitit 1947, ishte bërë i pakënaqur dhe ishte shoqëruar me persona që nuk e donin regjimi. Muharremi thoshte se fashizmi dhe komunizmi ishin njëlloj dhe se fjalimet e Duçes ishin njëlloj me ato të Enverit.

Në moshën 37 vjeç, në vitin 1952, Gjykata Speciale e Sigurimit e dënoi me 15 vjet burg. U lirua në vitin 1961. U dënua edhe një herë tjetër për motive politike.

Burimi: Terrori komunist i vitit 1951, Kastriot Dervishi, ISKK, Tirane 2017
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.