| Muhamet Murrizi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Muhamet Murrizi |
| Vendlindja: | Kavajë |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 26/2/1962 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 3/7/1967 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 26 shkurt të vitit 1962. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 15, datë 13 gusht 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Kavajës në rrethin e Lushnjës, prej datës 3 korrik të vitit 1967 deri më 30 shtator të vitit 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 417
