| Miro Pjetri | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Miro Pjetri |
| Vendlindja: | Koplik, Shkodrë |
| Datëlindja: | 1910 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 23/10/1950 |
| Akuza: | "Kundër reformave të pushtetit" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 193 |
| Data e Vendimit: | 12/4/1951 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Lindi në Koplik të Shkodrës, në vitin 1910. Me vendim nr. 193, datë 12 prill 1951, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se ka qenë «kundër reformave të pushtetit», duke qenë element i pakënaqur, dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Sipas vendimit nr. 193 të Gjykatës së Lartë nuk ëstë dënuar me konfiskim të pasurisë. U arrestua më 23 tetor 1950.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 318.
