U lind në qytetin e Korçës. Në moshën 14-vjeçare iu bashkua luftës nacionalçlirimtare. Shkollën e mesme e kreu në liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest të Hungarisë. Vuri në skenë disa vepra të suksesshme teatrore dhe opera. Një nga regjisorët më të vlerësuar shqiptarë.

Drama "Njollat e murrme" e cila fitoi flamurin e festivalit në vitin 1969, u kritikua nga Enver Hoxha. Festivali i RTSH-së në fund të vitit 1972, ku ishte regjisor, u bë shkaku përfundimtar për dënimin e tij, duke qenë e 6-a shfaqje e tij që goditej. Kreu 8 muaj hetuesi dhe u dënua me 8 vjet burg që i kreu në Ballsh.

Pasi fitoi lirinë, punoi si bojaxhi në Tiranë.  Bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Edi Luarasi nuk pranoi të divorcohej nga ai dhe si pasojë e detyruan të punojë si rrobaqepëse.

Mihal Luarasi iu kthye aktivitetit artistik pas viteve '90.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.