Mihal Nika | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Mihal Nika |
Vendlindja: | Biovizhdë |
Datëlindja: | 5/1/1919 |
Gjyqi | |
Vendimi: | Nr. 85 |
Data e Vendimit: | 29/12/1951 |
Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Lindi në fshatin Biovizhdë, në 5 janar të vitit 1919. Me vendim nr. 85, datë 29 dhjetor 1951, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi për "krime kundër shtetit". Sipas Xhafer Sadikut, "nuk dihet asgjë se çfarë ndodhi me ta në birucat e sigurimit, por ajo që dihet me siguri është fakti se Mihal Nika dhe Kolo Zoraq Stefani u ekzekutuan". Mihali dhe Kolo Stefanidhi u arrestuan si pjesë e një grupi që mbante kontakte me grupet jashtë vendit dhe përgatiste rrëzimin e pushtetit popullor. U dënuan pa iu provuar akuzat.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 100