Lindi në Bushaj, më 20 prill të vitit 1927. Më 10 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për "krime kundër shtetit", dhe e dënoi me pesë vjet burg dhe humbjen e të drejtës politike për dy vjet kohë. U arrestua sërish më 1963, dhe më 21 nëntor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Dibrës e deklaroi fajtor për "tentativë arratisjeje jashtë shtetit", dhe e dënoi me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë. U arrestua për të tretën herë më 1981, dhe më 29 janar të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Dibrës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë", dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës elektorale për pesë vjet kohë.

 

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 157
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.