Lindi më 4 janar 1930, në Gjirokastër. Me vendim nr. 123, datë 23 gusht 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se ka qenë «anëtar i një organizate kundër-reaksionare, ka agjituar dhe propaganduar kundër pushtetit, ka furnizuar diversantë», ndaj dhe u dënua me 20 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më vonë, me vendim të Gjykatës së Lartë, dënimi iu ndryshua në 15 vjet heqje lirie.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 394
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.