| Meto Pula | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Meto Pula |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 4/1/1930 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Anëtar i një organizate kundër-reaksionare, ka agjituar dhe propaganduar kundër pushtetit, ka furnizuar diversantë" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 123 |
| Data e Vendimit: | 23/8/1950 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë |
Lindi më 4 janar 1930, në Gjirokastër. Me vendim nr. 123, datë 23 gusht 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se ka qenë «anëtar i një organizate kundër-reaksionare, ka agjituar dhe propaganduar kundër pushtetit, ka furnizuar diversantë», ndaj dhe u dënua me 20 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më vonë, me vendim të Gjykatës së Lartë, dënimi iu ndryshua në 15 vjet heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 394
