| Mersin Vlashi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mersin Vlashi |
| Atësia: | Adem |
| Vendlindja: | Lis, Mat |
| Datëlindja: | 1938 |
| Datë Vdekja: | 2010 |
| Ngjarja i përfshirë: | Revolta e burgut të Spaçit |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 23/4/1958 |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.73 |
| Data e Vendimit: | 24/7/1958 |
| Gjykatësi: | Mit'hat Goskova |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Tiranë, me veprim në Korçë |
| Data e Lirimit: | 13/3/1965 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 26/9/1966 |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Hetuesi: | V.Plaku |
| Prokurori: | R.Meta |
| Vendimi: | Nr.2 |
| Data e Vendimit: | 28/1/1967 |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut Tiranë me veprim në Peshkopi |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Spaçit - |
Mersin Vlashi nga Lisi i Matit, i njohur si personi që dizenjoi flamurin kombëtar pa yll të kuq gjatë revoltës së Spaçit, është ndër personat që kanë vuajtur dënime të gjata gjatë komunizmit. I nisi dënimet qysh në moshën 20-vjeçare. I etiketuar si armik i pushtetit, nuk do t’i ndaleshin vuajtjet e burgimet gjatë gjithë jetës. Dy herë u dënua për orvatje arratisjeje pa u nisur për t’u arratisur, shumë kilometra larg kufirit, ndërsa dy herë të tjera u ridënua gjatë vuajtjes së dënimit.
Herën e parë e dënuan me 10 vjet heqje lirie, nga të cilat kreu 7. Për herë të dytë e dënuan në vitin 1967.
Ishte duke vuajtur dënimin e dytë, kur mori pjesë në Revoltën e Spaçit. Gjykata Popullore e Rrethit Mirditë, e përbërë nga Filip Lako kryetar dhe Gjin Pali e Pjetër Nikolli ndihmësgjyqtarë, me pjesëmarrjen e prokurorit Zef Deda me vendimin nr.29, datë 30.6.1973, i deklaroi fajtorë të pandehurit dhe përveç konfiskimit të pasurisë dhe humbjen e së drejtës zgjedhore Mersinin e dënoi me 16 vjet burg.
Në vitin 1979 e dërgojnë në burgun e Burrelit. Do të ridënohej edhe një herë, duke kryer gati 32 vite burg në jetën e tij. U lirua përfundimisht nga burgu në shkurt 1991.
