Lindi në Luftinjë të Tepelenës, më 13 maj 1890. Me vendim nr. 356, datë 25 tetor 1993, Gjykata e Rrethit të Tepelenë vendosi njohjen e faktit juridik të vuajtjes së dënimit të Mehmet Muçodemajt mbi bazën e vendimit nr. 77, datë 6 korrik 1949 të Gjykatës së Lartë, që e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje në një grup të organizuar antipushtet" dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Dënimi filloi të zbatohet  nga data 10 tetor 1948. U lirua me 19 tetor 1951.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 388
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.